Në listë të zezë nga SHBA-të por ata biznesin nuk e ndalën në Zveçan.
Kompania “RAD” me seli në Zvecan, në pronësi të Radulle Steviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara si person i afërt me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojiciqin, të sanksionuar gjithashtu nga SHBA-të, përmes fondeve të Serbisë kanë filluar disa punime në një kompleks banesorë në komunën e Zvecanit.
Në vitin 2021 thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vuri në listën e kompanive të sanksionuara.
Dyshimet ishin, shpërlaje parash, financim i grupeve kriminale dhe dhënje të ryshfetit.
Kështu kompania “RAD” D.O.O me seli në komunën e Zveçanit, nën pronësi të Radulle Steviqin, i sanksionuar nga ShBA-të bashkë me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojçiqin, iu ndërpre kontrata edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2021-2022 pasi futjes në listën e zezë të SHBA-së.
Por ata biznesin nuk e ndalën.
Ditë më parë, është mësuar se kjo kompani përmes fondeve të Serbisë dhe disa punëtorëve në veri, nisën punimet në një kompleks banesorë në ristrukturimin e një çatie.
Tashmë kryetari i komunës Ilir Peci ka ndërmarrë veprime.
Të mërkurën, drejtoria e Inspektoratit bashkë me Policinë e Kosovës ishin në vendin e ngjarjes.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, thotë për Tëvë1 se punimet e kësaj kompanie tashmë janë ndërprerë.
“Dje kemi dëgjua menjëherë e kemi dërguar drejtorinë e Inspektoratit aty e kanë vërejtur një ndryshim në çati do të thotë, një ndryshim shumë i vogël jo diçka jashtë mase jo naj ndërtim të ri. Sa i përket lejes ata nuk kanë nevojë me kërkua leje sepse vetëm një çati është duke u punuar për momentin janë ndërpre. Inspektorët kanë kërkuar që të kërkohet leje nga komuna. Deri më tani nuk kanë ardhur. Kanë qenë edhe Policia aty me inspektorët, përfundimisht inspektorët i kanë thënë me kërkua leje nga komuna. Në bazë të inspektoratit”, tha Peci.
“Deri sa kam biseduar me juve nuk ka pas informacion, në momentin që kemi biseduar me ty, menjëherë i kam njoftuar policinë, inspektorët dje kanë dalë në mengjës në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Është mësuar gjithashtu se Radulle Steviq, këtë kompani tashmë e ka kthyer në emër të dy personave të afërt tij nga radhët e komunitetit serb me banim në veri të Mitrovicës.