Elon Musk, me bizneset e tij që përfshijnë nga automjetet elektrike, rrjetet sociale, deri tek raketat hapësinore dhe implantet miniaturë të trurit, shumë shpejt mund të bëhet trilioneri i parë në botë.
Suksesi i biznesit e tij, siç raporton “CNN”, e ka bërë atë një prej personave më me ndikim dhe më të diskutueshëm në botë.
Shefi i “Tesla” veçse është personi më i pasur në planet, me një pasuri të llogaritur rreth 250 miliardë dollarë.
Tani, parashihet se Musk mund të bëhet trilioneri i parë në botë, “një moment historik” që sipas Akademisë Informa Connect është në rrugën e duhur për ta arritur deri në vitin 2027.
Informa thekson se pasuria e Musk është rritur shumë shpejt me një mesatare prej 110 për qind në vit, duke e bërë atë “qartë favoritin” për ta kapur trilionëshin i pari.
Megjithatë, raportohet se Musk përballet me konkurrencë në këtë çështje.
Rritja meteorike e “Nvidia”, çipat kompjuterikë të së cilës po fuqizojnë intelegjencën artificiale, mund ta bëjnë Jensen Huang një trilioner deri në vitin 2028.
Miliarderi indian Gautam Adani është gjithashtu në rrugën e duhur për t’u bërë trilioner deri në vitin 2028.
Nëse Musk do të arrijë i pari shifrën e trilion dollarëve – ose fare – do të varet kryesisht nga e ardhmja e suksesit të tij më të madh: Tesla.