Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sapo është hapur aplikimi për investime në efiçiencë të shtëpive, përcjell TelegramNeës.
Rizvanolli në Facebook, tha se sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500 euro.
“Sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€ për të: Izoluar shtëpitë e çatitë tuaja, Zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/ Për të aplikuar vizitoni: ëëë.ekosova.rks-gov.net Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo!”, tha ajo.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme ministrja Rizvanolli, njoftoi se në vitet e ardhshme planifikohet vazhdimi i skemës për subvencionimin e izolimit të shtëpive, kulmeve dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve.
Sipas saj, projekti do të mbështesë qytetarët me 45% të shpenzimeve.
Rizvanolli theksoi suksesin e skemës të kaluar dhe planin për një sistem më të qëndrueshëm financimi në të ardhmen, me mbështetje nga partnerët dhe Fondi për zhvillimin e një modeli të ri financiar./TelegramNews./