Rizvanolli: Është një moment për të reflektuar për rrugëtimin tonë në efiçiencë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se në vitet e ardhshme planifikohet vazhdimi i skemës për subvencionimin e izolimit të shtëpive, kulmeve dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve.

Ky projekt do të mbështesë qytetarët me 45% të shpenzimeve.

Rizvanolli theksoi suksesin e skemës të kaluar dhe planin për një sistem më të qëndrueshëm financimi në të ardhmen, me mbështetje nga partnerët dhe Fondi për zhvillimin e një modeli të ri financiar.

“Ky objekt në të cilin jemi sot është pak më i freskët sesa që është jashtë për shkak se këtu janë zbatuar masat e eficencës të energjisë në kuadër të projektit në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadër të të cilit janë zbatuar masat e efiçincës në sektorin publik në dhjetëra objekte. Arsye tjetër sigurisht është që është një moment për të reflektuar për rrugëtimin tonë në efiçiencë dhe për Fondin veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit…Një vit pas skema e kaluar jo vetëm që kaloi pa probleme, pa asnjë ankesë nga qytetarët, mirëpo ishte aq e suksesshme sa do të mbahet mend gjatë…Në vitet e ardhshme plani është që kjo skemë të vazhdohet përmes një sistemi më të vetqëndrueshëm të financimit në të cilin Fondi është duke punuar me përkrahjen e partnerëve për të zhvilluar dhe për të zgjedhur një model të financimit”, tha Rizvanolli.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews