Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024), që po mbahet në Selanik të Greqisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur se gjatë forumit ka folur për litiumin që nuk mund të sigrohet duke forcuar regjime autokratike.
“Lëndët e para si Litiumi nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit. Bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit”, ka shkruar Rizvanolli.
Tutje, ministrja ka bërë të ditur se ka zhvilluar bashkëbisedim me ministrat nga Maqedonia e Veriut, Bullgarisë, Greqisë e Rumanisë.
“Kënaqësi të bashkëbisedoj rreth këtyre me Ministrat, Theodore Skylakakis, Sanja Bozhinovska, Vladimir Malinov, dhe 🇷🇴 Sebastian Burduja”, shtoi Rizvanolli. /TelegramNews/