Rekordin e Carlo Ancelottit vështirë se do ta arrijë ndokush

Real Madridi ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në ‘Wembley’ të Londrës për të marrë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Golashënues ishin Dani Carvajal në minutën e 74-të dhe Vinicius Junior në minutën e 83-të.

Carlo Ancelotti u bë kështu rekordmeni me pesë tituj evropianë.

Ai fitoi dy titujt e parë evropianë me Milanin në 2003 dhe 2007, dhe më pas tre të tjerë me Real Madridin në 2014, 2022 dhe 2024.

Ancelotti është gjithashtu rekordmeni me gjashtë finale evropiane, duke humbur vetëm një finale, atë të vitit 2005 me Milanin, kur klubi italian kryesonte 3-0 në pjesën e parë kundër Liverpoolit, më pas humbi avantazhin në pjesën tjetër të ndeshjes, duke pësuar në fund me penallti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews