Ushtria izraelite tha se ajo kreu një “sulm të synuar” në kryeqytetin libanez Beirut të premten.
Një re e trashë tymi është ngritur mbi Beirut pasi ushtria izraelite kreu sulmin.
Banorët e periferive jugore të qytetit raportuan se dëgjuan një shpërthim të fortë, transmeton Telegram News.
#شاهد| من مكان قصف الاحتلال في الضاحية الجنوبية لبيروت pic.twitter.com/qrgZWDC9pZ
— وكالة شهاب للأنباء (@ShehabAgency) September 20, 2024
Droni gjuajti disa raketa në një zonë me popullsi të dendur të njohur si Dahiyeh, raportoi Beirut TV Al-Mayadeen.
Agjencia shtetërore libaneze njoftoi se sulmi u krye gjatë mëngjesit dhe se të paktën pesë fëmijë u vranë.
Pak më herët, lëvizja libaneze Hezbollah u hakmor pas sulmeve të kësaj jave duke gjuajtur 140 raketa në një zonë të Izraelit verior. /TelegramNews/
سماع دوي انفجار بالضاحية الجنوبية لبيروت pic.twitter.com/sMMv7cFbFA
— الحـكـيم (@Hakeam_ps) September 20, 2024