Kontrata e cila ka përfunduar me kompaninë e cila kishte fituar tenderin për të furnizuar me ushqim ushtarët e FSK-së ka shkaktuar problematika në këtë rast.
Disa nga punëtorët e menzës së Qendrës së Studentëve e disa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës po përgatitin tash e sa ditë ushqimin për ushtarët.
Sot, ushtarët e FSK-së janë ushqyer me ushqim të konservuar, e këtë ish shefi i AKI-së e ka quajtur të tmerrshme.
“Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet. Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë. Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë. Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer”, ka shkruar Ramadani në Facebook mbi fotografitë e ushqimit.