Qytetari në Pejë gjen para në rrugë, policia kërkon pronarin që i humbi

Një qytetar nga Peja ka gjetur një shumë të parave në rrugën “Jani Vreto” dhe i ka dorëzuar këto para në Statcionin Policor në Pejë.

Me këtë rast, policia përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje pronarit për t’u paraqitur në stacionin në Pejë për të identifikuar shumën dhe për të marrë në posedim paratë e gjetura.

“Stacioni Policor në Pejë informon qytetarët se më datë 21.08.2024, një qytetar ka gjetur një shumë parash në rrugën “Jani Vreto” në Pejë dhe i ka dorëzuar këto para në Stacionin Policor Pejë.
Personi që ka humbur këtë shumë parash është i ftuar të paraqitet në Stacionin Policor Pejë për të identifikuar dhe marrë mjetet e humbura. Falënderojmë qytetarin për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunitet dhe inkurajon çdo veprim të tillë që kontribuon në mirëqenien e përgjithshme”, thuhet tutje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews