Pse LVV bojkoton seancat e Kuvendit dhe komisionet parlamentare?

Janë publikuar katër bisedat e paralajmëruara të shefes së Grupit Parlamentar  të deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari -Lila me Deputetin e Listës Serbe Sllavko Simiq, të cilat kishin për fokus marrëveshjet për energjinë elektrike në veri dhe caktimin e pagës minimale, shkruan Telegram News.

Bisedat e zhvilluara në platformën  WhatsApp, dëshmojnë kërkesën e LVV-së  ndaj Listës Serbe për kalimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës . Kërkesat e Kusari -Lilës kanë të bëjnë me  energjinë elektrike në veri dhe kalimin e ligjeve tjera në Kuvend  dhe ky koordinim me Sllavko Simiqin rezulton për një takim të Simiqit me Kurtin,  i mbajtur në prill të vitit 2022, derisa Mimoza pranon vizitë në Kopaonik, duke e quajtur vëlla Simiqin.

LVV, mbron me të gjitha forcat  Mimoza Kusari-Lilën  për bisedat e publikuara  që më herët duke u egërsuar me reagime  në Kuvend dhe duke bojkotuar çdo përpjekje të opozitës për të nxjerrë konkluzione, apo vendime të përbashkëta nga seancat parlamentare .

Lidhur me  rezistencën ndaj skandaleve dhe aferave të LVV-së  si në ekzekutiv, ashtu edhe në Kuvend, deputetët e LVV-së nuk pranojnë diskutime as debat  dhe për më keq, mohojnë skandale përmes kundër akuzave duke i quajtur  të gjitha publikimet  “fabrikime dhe Luftë hibride”, madje edhe kur ato bëhen publike.

I pyetur  në RTV21  për  mesazhet e publikuara  mes Kryetares së Komiteteve të LVV-së Dejona Mihali dhe ish -kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, Armend Muja, fillimisht  ka thënë se nuk i ka lexuar e më pas ka konfirmuar se ” kanë filluar shpifjet nga të gjitha anët”.

Mesazhet e publikuara ditën e djeshme ku shihen komunikimet mes Dejona Mihalit me ish-kryeshefin të KEK-ut, Nagip Krasniqi,  ku Mihali e qorton Krasniqin për depërtim informacionesh në publik kanë shkaktuar shumë reagime në Kosovë.

Kryeministri Kurti i ka quajtur  “luftë hibride” akuzat e opozitës me përmbajtje  konkrete të cilat  janë publikuar dhe po publikohen dita ditës, pa hyrë në sqarime të situatave  të krijuara që paraqesin skandale dhe afera  brenda ekzekutivit   qeverisës nga LVV.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së  ka ndikuar në bojkotimin e seancave të kuvendit të Kosovës, sa herë që opozita  shtron kërkesa për diskutim  dhe debat për tema të caktuara që janë shkelje  kushtetuese.

Para se të niste seanca e jashtëzakonshme e diskutimit  për problemet e mos furnizimit me ushqim të FSK-së, deputeti i LVV-së Enver Dugolli të hënën ka deklaruar në një konferencë për media se “deputetët e LVV-së nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë parlamentare ku  opozita  kërkon debate të tilla…” ka  thënë Dugolli.

Deputetët e LVV-së po vazhdojnë të pamundësojnë  takimet e kolegëve të  partive  tjera  sikur  po e bëjnë njejtë edhe për Komisionet hetimore të Kuvendit, duke bojkotuar  komisionet si për tenderët një burimor, për ambalazhimin, për rezervat  e të tjera .

Sa është e jashtligjshme ikja nga  komisionet  parlamentare dhe  nga komisionet hetimore si dhe bojkotimi i  seancave të Kuvendit nga mazhoranca që mban mbi supe shtetin, eksperti  për çështje juridike dhe siguri Blerim Burjani Thotë:

“ Fatkeqësisht, ky lloj parlamentarizmi në kuptimin politik quhet i papjekur dhe e njejta gjë figuron edhe tek shtetet ballkanike, e  në shumë shtete me demokraci të brishtë, në të kundërtën, nuk do te duhej të ndodhte mos ardhja, apo bojkoti parlamentar e as i komisioneve, por ky është realitet qe nga viti 2002 kur për herë të parë themelohet Kuvendi i Kosovës. Nuk ka rregullore që ndal bojkotin, por ka rregullore nëse nuk merr pjese 6 muaj në kuvend, e humb mandatin, pra nuk ka diçka të tillë përkundër se shumë herë është cilësuar i dëmshëm”, thotë ai. / Telegram News.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews