Kusari-Lila pranon dhe arsyeton bisedën me Radoiçiqin: U bë për “të mirën e KOSTT-it”

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke pranuar bisedat me Milan Radjoiçiqin, tha se këto biseda janë bërë pasi sipas saj, në mënyrë të njëanshme ofroi gatishmëri për të garantuar siguri për zyrtarët e KOSTT-it të cilët do të zhvillonin takim me homologët e “Elektroseverit” në trafo-stacionin në Vallaq.

Në një intervistë në “Konfront”, Kusari-Lila u pyet se pse komunikoi me Radoiçiqin kur nuk përfaqëson ndonjë autoritet.

“Ka qenë insistim i Simiqit, që për prezencën e zyrtarëve të KOSTT-it në Vallaq, mund të garantojnë siguri. Jemi duke folur për kohën kur s’ka pas qarkullim të lirë në veri, maj i vitit 2022. Dhe ka insistuar, përkundër faktit që nuk është në Kosovë (Radoiçiqi), mund të jep garanci që këta zyrtarë të shkojnë atje pa problem. Në Vallaq kanë qenë edhe zyrtarët e “Elektroseverit” dhe kjo ka qenë në kontekst të kësaj bisede. Ai diskutim është zhvilluar në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë tendencë e Listës Serbe për të krijuar komunikimin që mund t’i sjellë atij (Radoiçiqit) përparësi të tjera, gjë që s’ka ndodhur. Para se të ndodhte komunikimi, ka pasur kërkesa nga Lista Serbe në raport me Radoiçiqin dhe asnjë prej atyre kërkesave nuk ka vazhduar tutje”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila tha se komunikimi me Listën Serbe “ka përfunduar për dy-tre javë në tërësi”.

“Biseda nuk është zhvilluar për të dhënë garanci, por ai (Radojiçiqi) ka insistuar t’i japë. Ka qenë komunikim pas së cilit s’ka pas as edhe një veprim nga ana ime. Menjëherë është kuptuar edhe prej anës së tyre që s’ka me pas hapësirë për bashkëpunim, gjë e cila e ka sjellë edhe betejën e tij kundër Qeverisë Kurti”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews