Kush është Mimoza Kusari Lila, deputetja dhe ndërmjetësja në mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe?

(Marrë nga gazeta “Danas”)

Mimoza Kusari -Lila, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, vetëvendosje, këto ditë ka tërhequr vëmendjen  e publikut për shkak të pamjeve të publikuara  telefonike të bisedave në të cilat me nënkryetarin e Listës Serbe, flet për votat e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk është  afera e saj e vetme që lidhet  me të. Vitin e kaluar, portali Nacionale, ka publikuar biseda të ngjashme, në të cilat politikanja kosovare komunikon me  funksionarin  tjetër të Listës Serbe Sllavko Simiq,  i cili atëbotë i

kujtonte asaj  bisedat me Radoiçiqin.

Kusari -Lila edhe atëherë, sikur edhe sot, mbrohej me aludimin e së vërtetës  së pamjeve, por u dërgonte edhe disa akuza atyre që e sulmonin nën komentime “imagjinoni dhurata”, derisa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka  deklaruar  se biseda Kusari-Lila me Radoiçiqin, po dramatizohet “me qëllim dhe pa nevojë”.

Është kritikuese e shpeshtë e Serbisë që e quan “Rusia e vogël” dhe e ka sulmuar edhe  bashkësinë ndërkombëtare në kontekstin  e bisedimeve për Lajçak, të gjente një punë tjetër “nëse  kjo nuk i pëlqen”.

Ajo beson se angazhohet për pakicat në Kosovë, ashtu sikur edhe për pakicën serbe, por shpesh ka kritikuar hapat e  minoritetit serb dhe të bashkësisë  ndërkombëtare të cilat e kishin për qëllim përmirësimin e pozitës serbe në Kosovë.

Ashtu për vendimin e liberalizimit të vizave për  bartësit e  pasaportave serbe të Kosovës, ka thënë se do ta “zgjerojë jazin  mes bashkësive”.

Në majin e vitit të kaluar, ka vlerësuar  se dalja e Listës Serbe  nga  institucionet do të jetë e përkohshme dhe diçka që “gradualisht  do ta humb kuptimin”, duke shtuar se Qeveria kurrë nuk  është angazhuar më sinqertë për integrimin e kësaj pakice”.

Në jetën politike të Kosovës, Kusari-Lila, ka hyrë përmes Aleancës Kosova e Re të Behxhet Pacollit, ndërsa nga viti 2016, është zgjedhur  kryetare e  Kuvendit Komunal të Gjakovës, nga viti 2013 deri më 2017, me çka u bë gruaja e parë si  kryetare e një komune të Kosovës.

Nga viti 2011 deri më 2013, ka ushtruar funksionin e  zëvendës Kryeministrit dhe  ministres së tregtisë dhe industrisë, e pas  ushtrimi të këtyre funksioneve, është ballafaquar  me akuza për keqpërdorimin  e rezervave, duke kërkuar nga deputetët  ta shtyjnë shqyrtimin në  Kuvend.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, Kusari-Lila ka punuar  në organizatën “Mjekët pa kufi” dhe në OSBE dhe  në vitin 1999, pas angazhimit në punën e radios Nacionale në Maqedoni, ku ka fituar bursën braun për Studime nga DASH, që i  mundësoi ndjekjen e studimeve master në SHBA.

Ka diplomuar në fakultetet e Universitetit në Kolorado  dhe në Universitetin Pitsburg, ku ka kryer studimet master  për punë adiministrative.

Në Kosovë është kthyer në vitin 2001 dhe fillon punën në kuadër të projekteve të Bankës Botërore në Kosovë dhe në USAID, e pas kësaj si menaxhere e projekteve në Universitetin  Amerikan të Kosovës, ku ka punuar si drejtoreshë ekzekutive e Odës Amerikane në Kosovë.

Është e lindur në Gjakovë (në datën e sotme v.j.) më 16 tetor 1975.Ka kryer studimet ekonomike në Universitetin e Prishtinës më 1998 dhe jeton në Prishtinë.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews