Propaganda serbe, kosovari që thanë se i kërcënoi është me nevoja të veçanta

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi se ka marrë informacione për Denis Krasniqin nga Zvicra, i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe ndaj Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.

Daçiq tha se Krasniqi, i lindur më 1998, ndodhet aktualisht në Kosovë dhe është urdhëruar të paraqitet në policinë zvicerane sapo të kthehet në Zvicër.

Familjarët e Denis Krasniqit kanë mohuar akuzat, duke theksuar se ai është një person me nevoja të veçanta dhe ka një shkallë invaliditeti prej 90%, si dhe është i prekur nga autizmi, që e bën të paaftë për të kryer ndonjë kërcënim.

Ata e quajnë akuzën si propagandë të poshtër dhe theksojnë se Zvicra është në dijeni të situatës së Krasniqit, shkruan Insajderi.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, gjithashtu ka komentuar duke akuzuar qarqe ekstremiste të diasporës shqiptare për kërcënimet dhe theksoi se Serbia po bashkëpunon me organet evropiane për të parandaluar këto kërcënime.

Ai sugjeroi se ka një përpjekje sistematike nga Prishtina për të krijuar një klimë që bën të pranueshëm sulmin ndaj gjithçkaje serbe.

Daçiq pretendon se një shqiptar që jeton në Zvicër ka kërcënuar ambasadat serbe në Evropë

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews