Humbja e së premtes kundër Rumanisë solli destabilizim të madh në Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Paraqitja tejet e dobët si dhe rezultati 3-0 ishte një disfatë ë rëndë për “Dardanët” që nuk u kursyen nga kritikat e mëdha të tifozëve, mediave dhe opinionit sportdashës.
Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhinë fushë, vetëm dy ditë më vonë, të dielën, brenda kombëtares plas një skandal i madh. Përmes një njoftimi për media, Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se ka përjashtuar nga grumbullimi tre lojëtar, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, me arsyetimin se ka thyern rregulloren e ekipit kombëtar.
Në mesin e të gjitha këtyre zhvillimeve, rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve do të vazhdojë sot. “Dardanët” do të ballafaqohen në udhëtim me Qipron, aty ku duhet kërkuar vetëm fitorja. Ndeshja nis nga ora 18:00.
Në formacionin që do të startoj sonte pritet të ketë shumë ndryshime krahasuar më atë që ishte ndaj Rumanisë. Emra si Lindron Emërllahu, Lumbardh Dellova e Ermal Krasniqi pritet që të luajnë nga minuta e parë.
Ky është formacionet i mundshëm i Kosovës:
Kosova: Bekaj, Paqarada, Dellova, Rrahmani, Hadergjonaj, Berisha, Emërllahu, Rexhbeqaj, Rashica, Krasniqi, Muriqi