Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, transmeton TelegramNews.
Sipas raportit policor, në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 89 copë fishekë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe 89 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.