Ferizaj: Një 22-vjeçare gjobitet me 300 euro, në zonën 60 voziti me shpejtësi 149 km/h

Policia në Ferizaj ka gjobitur dy shoferë, të dy të moshës 22-vjeçare, për tejkalim të shpejtësisë.

Në rastin e parë është gjobitur me 300 euro një shofere e cila në zonën 60 km/h ka vozituar me shpejtësi 149 km/h, ndërsa në rastin e dytë 22 vjeçari zhvilloi shpejtësi 135 km/h në zonën 60 km/h, e që edhe ndaj tij është shqiptuar gjoba e njëjtë.

Krahas gjobës, atyre i janë shqiptuar edhe nga tri pikë negative dhe u është marrë leja për tre muaj.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjobë ndaj dy shoferëve që tejkaluan shpejtësinë në Ferizaj

Ferizaj, 13/10/2024

Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 12.10.2024 rreth orës 00:30 në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt, ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K), e moshës 22 vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews