Yll Limani, një nga emrat më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës shqiptare, ka dëshmuar sërish se është një artist i padiskutueshëm i skenës muzikore.
Koncerti i tij madhështor i datës 27 dhjetor ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, kjo sepse, të gjitha biletat janë shitur brenda 24 orëve nga dalja në shitje.
Ky interes i jashtëzakonshëm i publikut, për ta dëgjuar muzikën e Yllit nga afër, ka bërë që artisti të shtojë edhe një natë të dytë të koncertit.
Për natën e dytë, e cila do të mbahet më 28 dhjetor, janë shitur tashmë rreth 90% e biletave, duke dëshmuar edhe një herë se Ylli është një ndër artistët më të kërkuar në industrinë muzikore.
Hitet e tij më të njohura, publiku pritet t’i përjetojë në një natë magjike plot emocion dhe energji.
Ky koncert është padyshim mënyra më e mirë që Yll Limani mund ta mbyllte vitin 2024.