Përkundër fletarrestit, Noizy sonte pritet të performojë në Gjilan

Ditë më parë, reperi Noizy dhe disa persona tjerë dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës. Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamed Iseni, u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar fletarrest për Noizyn dhe dy të dyshuar të tjerë.

Në një bisedë për TelegramNews, zëdhënësi i Porkurorisë, Shkodran Nikçi, ka  ftuar qytetarët që të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për TelegramNews.

Nëse ai nuk paraqitet tek organet e rendit, policia do ta arrestojë qoftë edhe nëse është duke përformuar diku.

Por përkundër kësaj Noizy sonte pritet të performojë në një prej klubeve në Gjilan.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews