Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lidhur me këtë çështje ish-hetuesi policor, Rrahman Sylejmani ka thënë se kjo është për tu brengosur.
“Pastrimi i parave, është e rëndë, nënkupton që paratë e pista fitohen në mënyrë të kundërligjshme, nëse kjo ka të bëjë aty, kjo është shumë brengosëse, kjo vepër për mua është shumë e rëndë,” tha Sylejmani në emisionin “FIVE”.
Sylejmani thotë se ky nuk është rasti i vetëm, por sipas tij kjo dukuri veç se po shtohet.
“E dijmë që mbi ligj nuk është askush. Në institucionet tona nuk është vetëm ky rast, çdo javë edhe në të kaluarën por edhe tani po ka raste të ndërhyrjes të arrestimeve,të zyrtarëve të lartë që udhëheqin dikastere të ndryshme, edhe kjo në këtë ministri, por edhe në të tjera. Menaxhimi i parasë publike, në emër të shtetit, po del që aty ku ka para po ka edhe korrupsion.” shtoi Sylejmani.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke arrestuar një person me inicialet I.B., i cili dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Një i dyshuar tjetër, N.F., që akuzohet për “Shpëlarje parash” dhe mosraportim të pasurisë, është në arrati.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë, dokumente, pajisje elektronike dhe banesat e të dyshuarve janë ndaluar përkohësisht. Hetimet vazhdojnë për përfshirjen e të tjerëve në këtë aktivitet kriminal.