Përgjimi i dytë, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s

Është publikuar përgjimi i dytë ku dëgjohet Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, teksa flet me oficerin e BIA-s, Srgjan Rosiq, bisedë kjo që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.

Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023, shkruan The Geopost.

Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosiq, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janiçijeviq-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.

Gjatë bisedës, merret vesh, se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosiq i përgjigjet me “jo”./The Geopost

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews