Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Nadia Murad, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se vizita e Murad lidhet me bashkimin e forcave për të fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë.
“Ajo sot ishte në Kosovë që t’i bashkojmë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej. Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”, ka shkruar Osmani. /TelegramNews/