Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA-ve, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
E para e shtetit ka shpërndarë në Facebook foton tradicionale që lideret e shteteve bëjnë me çiftin presidencial.
Fotografia u realizua, gjatë pritjes së organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Derisa ka falëndruar presidentin Biden për mikëpritjen, Osmani ka thënë se aleanca me ShBA-të qëndron në themelet e shtetit tonë.
“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin”, ka shkruar ajo./TelegramNews./