Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të pandehurve H.Xh. dhe E.B., të cilët dyshohen se e ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës.
Gjykata thotë se ata kryen veprën penale “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Policia së fundmi i ka arrestuar dy persona që dyshohen se e kanë ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.