Shumë qytetarë morën pjesë në varrimin e Faton Hajrizit në vendlindjen e tij, në Klinë e Ulët të Skënderajt.
Në ceremoninë e varrimit disa të pranishëm brohoritën me zë të lartë “Lavdi” dhe “UÇK”.
Trupi i pajetë i tij u soll nga Serbia në Kosovë mëngjesin e së premtes. Po atë ditë, u identifikua nga familjarët e tij dhe iu bë autopsia.
Hajrzi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, derisa kufoma e tij u mbajt atje rreth 2 javë.
Faton Hajziri u arratis nga burgu për të nëntën herë më 6 korrik të këtij viti. /KP