Nga Big Brother në politikë, Lumbardh Salihu është djali i ish deputetit të VV-së

Lumbardh Salihu, fitues i edicionit të dytë të versionit kosovar të “Big Brother VIP”, është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Prezantimin e tij e ka bërë vetë kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!” ka shkruar Abdixhiku.

Lumbardh Salihu u bë i njohur në publik me pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të formatit “Big Brother VIP”, ku edhe fitoi.

Para kësaj, ish-futbollisti dhe modeli nuk ishte një fytyrë shumë e njohur për publikun kosovar.

Ai është djali i ish-deputetit të VV-së, Salih Salihu, i cili më 2018 në valën e largimeve, e braktisi VV-në, duke iu bashkuar grupit të ri parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, që përbëhej nga të larguarit nga Vetëvendosja.

Ai më pas ishte kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews