Selmanaj kërkon pushimin e hetimeve ndaj Kajtazit e Mehmetajt: Është skandaloze, duhet të hetohet AKI-ja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të pushojë hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi e Lirim Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj e ka cilësuar si skandaloze nisjen e hetimeve ndaj dy gazetarëve, pasi që sipas tij hetimet do të duhej të nisnin ndaj zyrtarëve të AKI-së për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në publikimin e lajmit nga Slobodna Bosna.

“Nisja e hetimeve ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj me pretendime për “zbulim” të identitetit të agjentëve të AKI-së, është skandaloze si për nga forma, po ashtu edhe nga përmbajtja. Për nga forma është e paprecedentë se si Agjencia e Intelegjencës ankohet tek Prokuroria se gazetarët kanë zbuluar identitetin e një agjenti, që në rastet tjera këta janë të vetëzbulueshëm, sepse me krenari në oda dhe ndeja të ndryshme ata vetë dëshmojnë se punojnë në AKI apo për AKI-në. Për nga përmbajtja është e pështirë, sepse ky hetim ndaj Kajtazit dhe Mehmetajt ndërlidhet me ekspozimin e implikimit të AKI-së në lajmin e mediumit me bazë në Bosnjë e Hercegovinë, Slobodna Bosna, i cili raportoi për gjoja financimin e dy portaleve kosovare nga Serbia. Dhe që përfundimisht u dëshmua që RTK, kishte bërë shkelje flagrante duke ju referuar shkrimeve skandaloze dhe të porositura. Në vend se të niseshin hetimet ndaj AKI-së, prokuroria nis hetimet ndaj gazetarëve!”, tha ai.

Sipas deputetit, liria e demokracia duhet të prevalojnë mbi çdo përpjekje totalitare dhe bolshevike të Albin Kurtit.

“Nëse ka mbet pak profesionalizëm, integritet dhe patriotizëm kushtetues, si në AKI apo në Prokurorinë Themelore, ndalni me urgjencë këto aventura dhe merrni vendim për pushim të hetimeve, sa nuk i keni bërë dëme të pakthyeshme lirisë dhe demokracisë së vendit.
Shteti, Liria, Demokracia, duhet të prevalojnë mbi çdo përpjekje totalitare dhe bolshevike të Albin Kurtit dhe shpurës së tij!”, thuhet në postimin e Selmanajt.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews