Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili po e drejton seancën e sotme të thirrur nga opozita, po ngacmohet nga deputetët e partive opozitare.
Pas deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, e ka tallur Konjufcën, duke e pyetur se a ka marrë leje nga koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona MIhali.
“Sot paska ardhë kryetari, e përgëzoj. Deputetja paraprake e pyeti a e ke pyet Dejonën. Ky tha nuk po më njihshe mirë. E unë po të pyeti, kryetar: a ke ardhë me leje a pa leje të Dejonës? Ishalla nuk ke najfarë ndëshkimi për këtë veprim. Megjithatë, të përgëzoj”, ka thënë Beqaj.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Konjufcës, duke e tallur me pyetjen e deputetit opozitar.
I pari i Kuvendit i ka thënë Beqajt se Mihali e VV-së mund të shkarkojë edhe atë.
“Ruju Hajdar se edhe ty të shkarkon Dejona”, ka thënë Konjufca.
Reagimi i Konjufcës e ka bërë të qesh deputetin e PDK-së.
“Çka kom pa, sa veprimet i ka bo në KEK, ndoshta i keni dhënë pushtet të madh dhe e ka kalu edhe Kushtetutën. Megjithatë, kjo është temë për prokuroi”, ka thënë Beqaj.