Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka takuar homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov.
Përmes një postimi në Facebook, Svecça ka shkruar se gjatë takimit me homologun, kanë bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale.
Njëherit, ministri ka thënë se janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, kështu që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt.
“Isha i nderuar të takoj Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Atanas Ilkov sot në Sofie, ku biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që na bashkojnë për t’i zgjidhur. U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani”., thuhet në postimin e Sveçlës.
Ndër të tjerash, Sveçla ka thënë se në takimin e Forumit të Salzburgut, ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të luftuar cdo ilegalitet që minon paqen dhe stabilitetin kudo.