Dy persona dyshohet se i kanë vënë zjarrin një veture në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Smart”, me targa vendore.
Sipas Policisë, dëmi i shkaktuar është rreth 20 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën ,,Ahmet Kaçiku,, në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin. Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës Dëmi i shkaktuar ëdhtë rreth 20.000 Euro. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar ,, Zjarrëvenie ,,”, ka deklaruar Veseli.