Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po i rikthehet turit të takimeve me shqiptarët që jetojnë nëpër botë.
Sot ai është nisur drejt New York-ut për takimin që do të zhvillohet paraditen e së shtunës me shqiptarët që jetojnë në SHBA.
Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit. Më pas Rama pritet të organizojë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi në nëntor.