Një vajzë ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës, derisa bëhet e ditur se policia ka intervistuar palët.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.