Sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë është shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se polici nuk është lënduar.
“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime.I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, theksoi ai.