Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it përfunduan sot stërvitjen e përbashkët të evakuimit me operacione për sigurimin e objektivave të ndjeshëm, me qëllim ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me homologët e tyre aleatë.
Ushtrimi përfshiu ushtarë kroatë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore të vendosur në komunën e Pejës, duke simuluar një skenar ndërhyrjeje të forcës së reagimit të shpejtë me qëllim evakuimin e një ekipi ndërlidhës monitorimi italian.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.