Ndërtimet te Liqeni i Badovcit, e kanë gjenezën te qeverisja e VV-së në kohën e Shpend Ahmetit

Një listë emrash të pronarëve që përbenin një lokacion me pretendime  për ta bërë një lagje në pronën e Liqenit të Badovcit, ka qenë aktualizuar në qeverisjen komunale të ish-kryetarit të Vetëvendosjes Shpend Ahmeti. Lista me emrat e përfolur si pronarë kanë qenë kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por ka pasur edhe të pronarëve me përkatësi tjetër partiake.

Në zgjedhjet e një dhjetorit të vitit 2013 kur Shpendi erdhi kryetar i Pirshtinës pas një balotazhi me 2500 vota më shumë se Isa Mustafa, e deri në vitin 2017, pronarët e vilave të Badovcit, u patën kritikuar ashpër nga  shoqëria civile dhe qytetarët e Prishtinës që furnizohen nga Liqeni i Badovcit.

Më vitin 2019 gjatë një seance  të asamblesë komunale të Prishtinës, duke folur për problemin e pronave në Badovc, Shpend Ahemti doli të ishte në zor nga asambleistët e Vetëvendosjes për të njëjtin problem.

Tek debatohej për moskalimin e këtij plani, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thoshte se sot kishte presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.

Duke qenë i nënshtruar nga reagimet qytetare, partitë, shoqëria civile dhe qytetarët, ai mori anë  pro anulimit  të ndërtimit dhe thoshte se këtë së pari duhet ta bëjë ministria përkatëse.

Me këtë rast ka nisur polemika me asamblistët e Vetëvendosjes dhe ai u ishte  drejtuar asamblistëve të Vetëvendosjes duke u thënë:

“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja.” ka thënë Ahmeti.

Më pas kanë ndërhyrë asamblistët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të flasë.

“Fol. Fol se s’kemi asgjë me fshehë”, i thoshin ata, ndërkohë që vazhdonte seanca për anulimin e kushteve të ndërtimit  në Liqenin e Badovcit.

Këtu është zanafilla e problemeve të pronave të Badovcit, të cilat  kanë vazhduar të dalin në shesh me skandalin e djeshëm në Kuvendin e Prishtinës.

Prishja e koalicionit të PDK-së me Përparim Ramën, ka zanafillën e Badovcit

“Prishtina na  bashkoi, e Badovci na ndau”. Ky ishte arsyetimi i bllokut  të PDK-së në Komunën e Prishtinës në prishjen e koalicionit me Përparim Ramën që erdhi me mbështetjen e LDK-së në krye të Prishtinës, por më shumë me  votat e PDK-së me Uran Ismailin në krye të garës.

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, ka arritur që të mbledh 21,64% për qind, apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, duke u bërë më i votuari nga kandidatët për Prishtinën në historinë e PDK-së.

Kryetarit Përparim Rama, nuk i ka interesuar edhe aq fuqia e koalicionit me ata që e sollën në krye të Prishtinës por burimet e PDK-së nga asambleja komunale e Prishtinës, dje kanë dalë publikisht me konfirmimin se janë pikërisht pronat e Badovcit  dhe pazaret e tokave arsyet që kanë çuar te prishja e koalicionit PDK-LDK në Prishtinë.

“PDK, nuk duan të bëhen pjesë e qeverisjes në dëm të qytetarëve të Prishtinës, prandaj nuk duan as të jenë pjesë e pazareve ku këmbehen tokat  në dëm të kryeqytetit”, thonë nga PDK.

Analisti Selatin Retkoceri: Pazaret e LVV-së e LDK-së po dalin në shesh

“Pazaret e LDK-së dhe VV-së në Prishtinë për të ndarë tallin e korrupsionit kanë fillu të dalin në publik”, thotë analisti Selatin Retkocewri për telegram News dhe shton:

“Gëzim Sveçla kryeasambleisti i VV-së në Prishtinë, provon që me një akt vandalist të shkuljes së një mikrofoni, gjoja po dëshiron të pengojë aferën e njohur të korrupsionit galopant me shkëmbimin e 7 ha në një zonë të Prishtinës me 22 ha tokë në perlën e Prishtinës, pranë liqenit të Badovcit ku nuk është i lejuar ndërtimi i shtëpive të banimit por as të biznesit.

Pas shkuljes së mikrofonit shihet e dëgjohet qartë në një video të publikuar se këtu kemi të bëjmë me pazare dhe përfitime financiare të grupeve brenda VV-së dhe Përparim Ramës të LDK-së.

Konflikti në mes të Albinit dhe Liburnit ka filluar të shpërfaqët shumë më herët, por kjo e mbrëmshmja ku Berat Lahu që përfaqëson Liburnin dhe në anën tjetër Gëzim Sveçla dhe Egzon Azemi që përfaqësojnë Albin Kurtin, janë dëshmia më e mirë se eksponent të Vetëvendosjes janë rrasur në korrupsion dhe krim të organizuar ngjajshëm si të gjitha qeveritë e pasluftës, pas pavarësisë dhe deri te kjo e fundit që sheshazi po duket se është futur në pazare korruptive të cilat do ta qojnë në theqafje./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews