Kurti shpërqëndron: Nga reduktime të ashpra me rrymë, në sulme në veri

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dy vite më parë për ta “zbutur” dimrin e ashpër, këshillonte qytetarët e Kosovës që si preventivë, të mbuloheshin me  batanije të shtuara dhe pasi kjo “këshillë” u shndërrua në hajgare rrugësh, Ministrja këtë vit ka qenë më “reale” dhe ka apeluar te qytetarët të ngrohen me dru ose pelet gjatë mungesës së energjisë elektrike.

Mbrëmë në orët e vona, Ministrja e Ekonomisë tha se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in mbajtën një takim të përbashkët për të trajtuar situatën e furnizimit me energji elektrike “pasi që qytetarët e disa komunave të Kosovës kanë raportuar ankesa gjatë ditëve të fundit”.

Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media bëri të ditur se, “me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MW në kohë të caktuara dhe si rezultat është dashur të bëhen shkyçje për të mos e rrezikuar rrjetin”.

“Vështirësitë janë hasur veçanërisht në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit, dhe si rrjedhojë, mund të jenë ndikuar edhe disa nga vendbanimet të cilat furnizohen nga linjat e afektuara”, për ta bërë një digresion te apeli ndaj qytetarëve:

Mimistrja Rizvanolli në stilin e partisë ka thënë se javët në fillim zgjidhen disa probleme me rrymën ne Feriaj , Malishevë e Dragash.

Lidhur me reduktimet e ashpra të rrymës elektirke në Kosovë , ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe kandidati për deputet Daut Haradinaj  i cili i ka thënë se ky abuzim me popullin duhet të merr fund.

Haradinaj ka deklaruar se kemi trefishim të faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit. Unë Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund, duke shtuar se” hajnia me GEN-in ka emër”, ka thënë Daut Haradinaj.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku  reduktimet e ashpra me energjinë elektrike në Kosovës i ka quajtur “dhuratë e Kurtit për krishtlindjet”.

Për një orar të reduktuar nga ora në orë ka folur edhe analisti i eknomisë Selatin Retkoceri i cili ka dhënë  një pasqyrë të mungesës së energjisë elektrike në Lipjan dhe fshtin Llugaxhi  dhe të gjitha fshatrat e Rrafshit të Kosovës, duke thënë:

“Filluan reduktimet e ashpra të energjisë. Vetëm gjatë ditës së djeshme e marte e deri në këto momente në fshatin tim ku jetoj i kemi pasur më së paku 10 ndërprerje të rrymës. Ka pasur ndërprerje një orëshe gjatë ditës, kurse nga ora 11 e natës rryma është ndërprerë së paku 5 herë me kohëzgjatje 1,2,3 e deri tani kur po e shkruajmë këtë shkrim, rryma është ndalur në ora 9:00, ka ardhur në 10:55, është ndalur menjëherë në ora 11:00 dhe po vazhdohet me reduktime.

Gjasat janë shumë të mëdha që kjo gjendje të vazhdoj edhe për shumë kohë, lutemi që mos të kemi dimër të ftohtë se përndryshe qysh jemi mësuar të ngrohemi me air-kondicioner të subvencionuar nga qeveria, vështirë do ta kemi të ndryshojmë formën e nxehjes në këtë kohë të ftohët dimri.

Merreni me mend qytetar të dashur se çfarë veprime bënë Qeveria Kurti: Subvencionojnë blerjen e gjoja pajisjeve efiçiente të energjisë, në kohën kur kriza energjetike në vendin tonë por edhe në Evropë është shumë e madhe. Qeveria që ka refuzuar gazin amerikan dhe në vend të gazit që do të përdorej për prodhim energjie, vendos të blej akumulator për ta ruajtur energjinë e munguar, kjo nuk shpjegohet ndryshe përveç padije dhe keq menaxhim me buxhetin e shtetit.

Qytetarë të dashur të shtetit tim dhe tuajin, përgatituni që ta përjetoni një të ftohët siberian nëpër shtëpitë e banesat tuaja, sepse kondicionerët dhe pompat termike që na ka nxitur qeveria t’i blejmë , nuk funksionojnë dot pa rrymë elektrike”, ka thënë Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews