Qeveria synon blerje votash me lëmoshën e parasë publike

Ekspertët ekonomikë, kanë kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti  për ndarjen e 100 eurove për fëmijët  nga 0-16 vjeç dhe pensionistët, që do të ekzekutohen gjatë kësaj jave.

Ekspertët e kësaj fushe konsiderojnë se  qytetarët duhet të përfitojnë nga rritja e pagave që definohen me ligj dhe mënyra institucionale, e jo me skema të dyshimta sociale të cilat janë mënyrat më e lehtëa të  shpenzimit të buxhetit të shtetit.

Analisti Selatin Retkoceri ka thënë për Telegram News se me ndarjen e 100 eurove, Qeveria po provon blerjen e votës në një mënyrë institucionale.

“Vendimi për ndarjen e “vitrave” qeveritare thjesht është blerje institucionale e votës”, ka hedhur kritika  ndaj Qeverisë Kurti analisti Selatin retkoceri dhe shton:

“Qeveria që ndanë kohë pas kohe lëmoshë për disa nga shtresat e rrezikuara të popullatës, thjeshtë paraqet tendencë për manipulim dhe mashtrim për kategoritë sociale të popullsisë.

Thirrja apo lavdi i kryeministrit se po ndanë para për qytetarët, meqë ky vit na qenka përmbyllur me bilanc financiar pozitiv, apo shteti na qenka zhvilluar ekonomikisht, duke shënuar rritje të prekshme ekonomike.

Kryeministri harron, ose nuk e di se buxheti që ai e udhëheq, nuk mund dhe nuk duhet të jetë profitabil. Prandaj Kryeministri nuk  duhet të tallet me  popullin, që edhe ashtu po kalon një krizë të paparë, së paku nuk e kemi përjetuar gjatë këtyre viteve që nga pavarësia e deri më sot.

Qeveria që brenda 4 viteve ka planifikuar të shpenzoj rreth 3.2 miliard euro për investime kapitale, derisa shpenzimi i buxhetit deri sot ka arritur në vetëm 1.4 miliard euro. Suficiti buxhetor vetëm në kategorinë e investimeve kapitale është 1.8 miliard euro.

Vendimi për të ndarë lëmoshë 100.00€ për secilin pensionist dhe poaq edhe për të gjithë fëmijët minoren, nuk është gjë tjetër përveç tendencë e hapur për të blerë votën në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Një mashtrim i tillë nuk është i ndershëm dhe duhet të dënohet nga të gjithë qytetarët e vendit. Shumë më dinjitoze do të ishte që paratë që po ndahen në formë lëmoshe, të ishin ndarë për çdo vit duke filluar nga viti 2021 duke e rritur pensionin bazë si psh. 100+10=110, më pas për vitin 2022 110+10=120, vazhdojmë me vitin 2023 120+10=130 dhe 2024 130+10=140€ plus rritja e propozuar për 20€ do të kishim sot një pension bazik prej 160.00€.

Ndarja e përnjëhershme e 100€ ndikon në rritje të çmimeve, rritje të inflacionit dhe rritë shpenzimin e përnjëhershëm të një mase të konsideruar të parave të cilat përfundojnë me shumicë në artikuj luksoz të mallrave të konsumit që mund të mos jenë në grupin e artikujve të shportës së konsumatorit”, thotë Retkoceri

.Qeveria për katër vite ka ndarë lëmoshë rreth rreth 330 milion euro

“Ndarja e buxhetit për ndihma sociale në prag të zgjedhjeve, më e thjeshta që mund të thuhet është blerje institucionale e votës”, konstaton Eksperti i ekonomisë Mr. Sc. Selatin Retkoceri i cili specifikon  logjikën e këtij veprimi qeveritar me shifrat e caktuara:

“Vetëm në këtë fundvit do të ndahen 60 milion euro, kjo i bie që nga kjo lëmoshë do të përfitojnë 600 mi qytetar, në këtë rast Qeveria do të arsyetohet se nga këta 600 mijë përfitues,  200 mijë janë fëmijë që nuk votojnë. Arsyetimi i tillë është i pabazuar meqë këta fëmijë kanë prindër dhe të njëjtit do të jenë përfitues të kësaj lëmoshe nga qeveria.

Logjika më e thjeshtë na çon në konkludimin se më së paku gjysma e këtyre përfituesve do të ndikohen nga kjo lëmoshë dhe do ta japin votën për dhuruesin e kësaj lëmoshe. Kalkulimi i Hekuran Muratit në këtë rast nuk është pa rezultat, prandaj një ndarje e tillë e buxhetit të shtetit paraqet keqpërdorimin më eklatant të parasë publike, konstaton Selatin Retkoceri më tej në analizën e tij./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews