Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zgjedhur të hapë një konkurs për plot 19 pozita kyçe në ministri, vetëm pak javë para skadimit të mandatit të tij trevjeçar më 9 shkurt 2024.
Konkursi përfshin pozita të rëndësishme si: Udhëheqës të Divizionit për Strukturat e Raportimit Financiar, Zyrtarë të Lartë për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave, dhe Udhëheqës të Divizionit për Vlerësimin e Projekteve të Partneritetit Publiko-Privat, etj.