Moti përvëlues, mungon uji i pijës në disa vende në Kosovë

Temperaturat e larta që po mbretërojnë tash e disa ditë në vendin tonë, kanë bërë që të vërehet edhe mungesa e ujit të pijës në Pejë, Rahovec, Prishtinë, si dhe në disa fshatra.

Banorët e këtyre zonave kanë njoftuar se kanë mungesë të ujit, megjithatë zyrtarët e Kompanive Rajonave të Ujsjellësit, kanë dhënë arsyet e veta.

Një banorë i cili është ankuar dhe ka dëshiruar të mbetet anonim për publikun, ka thënë se përveç se nuk ka ujë nga 6:00 mëngjes deri 18:00 në mbrëmje, gjithashtu po ndalet edhe rryma gjatë ditës.

“Në Pejë dhe fshatra ka probleme me ujë. Ujë ka vetëm natën, e prej orës 06:00 deri në 18:00 në mbramje e ndalin. Këtë problem e kemi që sa javë”, tha njëri nga banorët.

Kopmania e ujësjellësit “Hidrodrini”, në Pejë i ka thënë KosovaPress-it, se njëra nga arsyet e mungesës së ujit të pijshëm, është moti i nxehtë.

Ka mungesë të ujit, është vapë, ka reduktime… Edhe pak vazhdon kështu. Në çoftë se ndryshon diçka atëherë iu tregojmë”, thanë zyrtarët e hidrodrinit.

Kurse, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, prej ku furnizohet edhe Komuna e Rahovecit, në një përgjigje me shkrim, kanë thënë se zona më e ulët e Rahovecit dhe disa fshatëra, janë duke e keqpërdorur ujin dhe si pasojë pompat nuk kanë kapacitet për të furnizuar pjesët më të larta.

“Qyteti i Rahovecit sipas relievit gjeografik furnizohet me dy stacione të Pompimit. Në situatën në të cilën ndodhemi tani, zona më e ulët e Rahovecit, si dhe disa fshatëra janë duke e keqpërdorur ujin të cilin po përdorin për ujitje, dhe si pasojë pompat nuk kanë kapacitet për të furnizuar pjesët më të larta. Nga kjo situatë kemi vendosur që reduktimet të bëhen gjatë natës me qëllim të mbushjes së rezervarëve, si dhe të ndalen keqpërdorimet. Me anë të këtij procesi të reduktimeve synojmë që gjatë ditës të ketë furnizim të mjaftueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët”, thuhet në përgjiigjen e KRU “Gjakova”.

E zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku është shprehur se janë në dijeni që mungon furnizimi me ujë në disa zona të larta urbane e rurale, por kjo nuk po ndodh për shkakun e kompanisë.

“Meqenëse po mbretërojnë temperatura të larta në vend, jemi duke punuar me kapacitete maksimale trajtuese në të trija mpiantet e Ttrajtimit të ujit, Albanik, Badoc dhe Shkabaj. Me të gjitha kapacitetet teknike dhe elektromakinerike jemi duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët, madje pa as edhe një reduktim. Sipas informacioneve nga terreni jemi në dijeni që po mungon furnizimi me ujë në disa zona të larta urbane e rurale. Kjo nuk po ndodh për shkakun tonë, pasi që nuk jemi duke e aplikuar asnjë reduktim. Kërkesa për ujë ka tejkaluar parashikimet”, është shprehur Mjeku.

KRU “Prishtina”, gjithashtu ka dhënë disa këshilla se çka duhet të bëjnë qytetarët për të ndaluar keqpërdorimin e ujit.

“Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti, mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat, mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet, mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm, mos harroni të mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët, mos ujisni çdo ditë lulet,

mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit dhe paguani rregullisht ujin që konsumoni”. /kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews