Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar sot pasi dje nuk janë ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik.
Ai ka thënë se fajtori për këtë është ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Ministri i Financave edhe të dielën ishte shumë i angazhuar me inxhiniering të shifrave ekonomike për të portretizuar mesazhet politike, të cilat atij dhe ministrave të tjerë ua dikton partia”, ka thënë ai.
“Por, nuk e kishte idenë se ditën tjetër nuk do të ekzekutoheshin pagat për rreth 85 mijë zyrtarë në sektorin publik. Kjo sjellje është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri i Financave”, ka thënë Hoti.