Ish- ministrja e Ekonomisë, Hykmete Bajrami me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka komentuar mos ekzekutimin e pagave në sektorin publik.
Ajo ka thënë se Qeveria e ka shkelë 10 herë Kushtetutën dhe se po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre.
“Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, nuk e ka problem sot edhe pse në kundërshtim me Ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmën”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë: