Një eksperte e udhëtimeve e njohur si Priyanka Juneja, thotë se nuk duhet t’i bëni kurrë këto tre gabime nëse planifikoni të udhëtoni në Greqi.
Ajo sugjeron të gjithë të mos udhëtoni gjatë sezonit të pikut të turistëve sikurse në muajt qershor, korrik dhe gusht.
Kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe, vendi do të jetë i mbingarkuar dhe do të gjeni më pak oferta të mira për hotel, në vend të kësaj udhëtoni në maj, shtator ose tetor.
Gjëja e dytë që duhet ta keni parasysh sipas ekspertes është që të mos ngujoheni vetëm tek Santorini apo Mykonos.
“Janë 227 ishuj të pabanuar në Greqi, keni aq shumë për të zbuluar”, pohon Juneja.
Së fundmi, mos e leni pa vizituar Athinën, thotë influencerja.
“Është një qytet shumë i mirë. Shumë njerëz e anashkalojnë dhe vizitojnë vetëm ishujt grek dhe mendoj se është një gabim i madh”, potencoi mes tjerash.