Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë zonës Kouloura Imathias.
Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.
Dy viktimat thuhet se janë prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare dhe aktualisht trajner i Kombëtares Shpresa U-21 që nga viti 2016./tch