Mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator, e pastron vetëm dorëheqja e ministrit të financave dhe ai nëse nuk dorëhiqet, këtë ia shqipton Kryeministri, ka shkruar nga IKD, Ehat Miftaraj.
Mos procesimi i pagave të sektorit publik për cilat do shkaqe, nga ato të neglizhencës si papërgjegjësi e mos planifikimi i duhur, në një shtet normal pasohet me dorëheqje si akt moral i ministrit, ka shkruar Miftaraj, duke përmendur reagimin e Kryeministrit ,nëse këtë nuk e bën vetë ministri.
Miftaraj, ka sqaruar brenda reagimit duke thënë se “fatkeqësisht ministri prej nga vjen kjo papërgjegjësi, është më i përkëdheluri i Kryeministrit Kurti dhe qeveria në pushtet e ka shndërruar tashmë në praktikë refuzimin e zbatimit të ligjeve që lidhen me të drejtat e pensionistëve, pensioneve bazë. Sigurisht kjo ndodh kur Prokuroria nuk ka guxim profesional e sa interes t’i mbrojnë të drejtat qytetare, vinë në pah ministra të tillë që dhunojnë ligjin”, ka shkruar Miftaraj.