Duke qenë i bindur se në Kosovë nuk e ka mbështetjen e dikurshme, Kryeministri Albin Kurti i është qasur diasporës kosovare në Evropë për të plotësuar shifrat që e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje fituese absolute edhe për një mandat qeverisës. Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka kritikuar qasjen e Kurtit në diasporë duke ironizuar se Qeveria Kurti i ka shndërruar ambasadat në agjeci turistike, duke mos zgjedhur mjete për grumbullime politike kudo që gjenden hapsira publike.
Ehat Miftaraj në një paraqitje në Facebook ka përshkruar qasjen përkushtuese të zyrtarëve të Qeverisë Kurti duke i shndërruar ambasadat në hapësira publike të ndejave private e zyrtare si njerëz të cilët po punojnë masovikisht për organizimin e votave të diasporës për Qeverinë Kurti.
Në postimin e plotë Miftaraj shkruan:
“Ku punon ti?
Në ambasadë të Republikës të Kosovës në Bruksel
Çka punon në ambasadë?
Punë logjistike kryesisht, organizojmë neja, party, tubime politike për Albinin, Donikën e secilit nga partia në pushtet.
E ti ku punon a çka punon?
Une në ambasadë në Oslo, njejte si ti ia mbaj zhagin partisë në pushtet, Albinit, Donikës, etj etj”, ka shkruar Miftaraj.
Analisti dhe profesori Milazim Krasniqi: Propaganda e LVV-së i trajton votuesit nga diaspora si budallenj
Lidhur me trajtimin e diasporës kosovare në Evropë ku Albin Kurti mundohet ta tjetërsoj Kosovën duke e paraqitur si storje suksesi, profesori dhe analisti Milazim Krasniqi thotë:
“Propaganda obsesive e LVV i llogaritë votuesit nga diaspora si budallenj, kur thonë se LVV do të fitojë 53%. Ajo thotë se vota e diasporës mbetet e njëjtë, si më 2020, pra edhe kur Kosova është nën sanksione të BE-së, e izoluar nga SHBA, e refuzuar nga Këshilli i Evropës, e varfëruar më shumë se sa më 2020. Pra, thotë se diaspora do të votojë për një Kosovë më të keqe, duke i paraqitur votuesit thjesht si budallenj. E çuditshme është mungesa e respektit për atdhedashurinë dhe mençurinë e bashkatdhetarëve tanë. Propaganduesit fanatikë nuk e kanë kuptuar se ata në vitin 2020 kanë besuar në premtimet për një Kosovë më të mirë, prandaj kanë votuar për ndryshim. Por bashkatdhetarët nuk janë pengje të propagandës obsesive të LVV. Ata bile janë më të pavarur nga propaganda e presioni qeveritar, se sa votuesit brenda vendit. Ekonomia e Kosovës krahasuar me vitin 2000 është mbi gjashtë fish më e madhe…” Kosova në vitin 2000 nuk ka pasur ekonomi. Ka qenë “tokë e djegur”, siç e pati quajtur sekretari i OKB-së, Kofi Anani në vitin 1999. Prandaj ky nuk është krahasim. Ky është tentim për mashtrim”, ka thënë Milazim Krasniqi duke kujtuar se Albin Kurti do të përpiqet ta mashtrojë edhe një herë diasporën duke i thënë:
“Albini ju don më së shumti.” Pritet që kështu t’u thonë së shpejti nga LVV edhe mësuesve, arsimtarëve e minatorëve. Dashuri në shikim (të përsëritur) zgjedhor”, thotë ai.
Rritja enorme e votuesve kosovarë në diasporë duhet analizuar
Numri i votueseve në diasporë është rritur ndjeshëm krahasuar me të kaluarën para viti 2021, thonë burimet e KQZ të cilat evidencojnë se numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet e vitit 2021 ishte 102.1000 votues, që është numër shumë i lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 ku numri i vituesve përmes postës ishte 35.087 ndërsa Zgjedhjet e vitit 2017, numri ishte 15.1.
“Numri i votuesve të regjistruar me aprovim për të votuar përmes postës, në Zgjedhjet 2021, ka qenë 102,100, numër ky shumë i lartë në krahasim me Zgjedhjet e vitit 2019, ku numri i votuesve përmes postës ka qenë 35,087, ndërsa në Zgjedhjet 2017, ky numër ishte vetëm 15,1,ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit, numri i zarfeve me fletëvotime të aprovuara është 56,610, ndërsa në anën tjetër numri i zarfeve me fletëvotime të refuzuara është 22,591, numër ky më i larti i fletëvotimeve të refuzuara krahasuar me zgjedhjet e viteve të fundit”, thuhet në evidencat e KQZ-së..
Sipas KQZ-së, numri i lartë i fletëvotimeve të refuzuara, është rezultat i arsyeve të ndryshme. 9 mijë e 199 zarfe, janë refuzuar për arsye se pakot janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Ndërsa, 6 mijë e 665 pako, janë refuzuar sepse ato janë dërguar nga persona të cilët janë refuzuar për t’u regjistruar si votues gjatë periudhës së aplikimit për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar verifikimin e fletëvotimeve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare 2021, ku nga 43 mijë e 477 pako të dërguara ka aprovuar 56 mijë e 610, kurse ka refuzuar 22 mijë e 591. Ndërsa ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Ekziston diskrepancë tepër e lartë mes numrit të votuesve 102.100 mijë votuesve në vitin 2021 dhe numrit prej 35.087 votuesish në vitin 2019.
Kur merren parasysh se janë refuzuar 22.591 vota nga diaspora, dyshimet për manipulime nga diaspora janë të frikshme, pasi KQZ e as organet tjera, nuk kanë folur me hulumtime të sakta pse janë refuzuar mbi 35 mijë votues më 2021 dhe kush ishin emrat e votuesve.
Një burim nga KQZ i ka pohuar gazetës Telegram News se organi qendror i zgjedhjeve në Kosovë, pranon si të rregullta vetëm ato vota që vinë nga vendvotimet e listave të rregullta zgjedhore të cilat i njeh KQZ.
“Asnjë votë jashtë këtyre pikave ku KQZ i ka të regjistruara si pika valide të votimit, nuk numrohet si votë e rregullt, ndërsa 22 vende votuese posedojnë 47 vendvotime”, ka pohuar burimi nga KQZ. /Telegram News