Ehat Miftaraj nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë, ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen në raportin e Audimit në shpenzime me karburant.
Miftaraj ka thënë e ZKA është institucion kredibil dhe se nuk kanë pasur nevojë me iu nënshtruar ministrit Hekuran Muratit.
Ai tutje ka thënë se arsyetimi se ka mbet shuma nga viti më herët është ofendim.
Postimi i plotë:
Zyra Kombetare e Auditimit kjo nuk pritet nga nje institucion kredibil si ju.
Rune integritetin e dinjitetin. Nuk keni pike nevoje me iu nenshtru Hekuran Muratit dhe me iu pershtat agjendave te tij. Hekuranit i ka humb rruga në oborr. Ju nuk e meritoni me ra ne humneren e tij.
Kemi pas respekt te jashtezakonshem per Juve. Ama arsyetimi se na ka mbet shuma e nje viti me heret, per bese eshte ofendim.
A kjo eshte metodologjia e punes suaj?
Nuk e besoj, Ju punoni shume me mire se kaq. Nuk po du me besu se ai vendim qe e lexova eshte i vertete.