Përbërësit:
200 gr mish viçi
100 gr kërpudha
1 lugë gjelle gjalpë
100 ml pana
kripë
vaj ulliri
Përgatitja:
Merrni mishin e viçit dhe kalojeni në miell. Skuqni gjalpin në një tigan me pak vaj ulliri. Më pas vendosni për të skuqur mishin.
Hidhini kripë sipas dëshirës.
Më pas i shtoni kërpudhat. Pas 5 minutash i shtoni edhe panën.
I trazoni mirë dhe në fund e shërbeni të ngrohtë.