“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik”, ekipi i xhudos viziton kompleksin memorial pas suksesit në Lojërat Olimpike

Ekipi i xhudos i Kosovës, në krye me trajnerin Driton Kuka kanë vizituar kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Kosova pati sukses të madh në Lojërat Olimpike “Paris 2024” duke fituar dy medalje: një të argjendtë dhe një të bronztë.

Megjithatë, paraqitjet e xhudistëve kosovarë ishin edhe më të larta dhe merituan më shumë sesa fituan.

Para disa ditësh ata u rikthyen në Kosovë, ku patën një pritje të shtetërore, por edhe nga qytetarët që kishin dal t’i përgëzonin për sukseset e tyre.

Tani, ekipi i xhudos në krye me trajnerin Kuka kanë shkuar për të vizituar kompleksin memorial në Prekaz.

Është vet trajneri Kuka, i cili ka postuar dy fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet së bashku me ekipin duke u përulur para varrezave.

“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik! Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, ka shkruar Kuka.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews