Himni i Kosovës jehon në sallën “Serbia” në Bosnje dhe Harcegovinë

Pas dy medaljeve olimpike, xhudistët kosovar kanë siguruar edhe pesë medalje tjera për senior në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Sarajevë të Bosnje dhe Harcegovinës.

Ky kampionat, u zhvilluan në sallën “Serbia” në sheshin “Serbia” të Sarajvës.

“Çka do të thonë për këtë Dodiku e Kosharaci: Himni i Kosovës intonohet në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore”, është titulli i artikullit në gazetën “Slobodna Bosna”.

Në këtë kampionat garuan rreth 150 xhuristë nga shtetet ballkanike, derisa Serbia kishte refuzuar pjesëmarrjen për shkak të Kosovës.

Në videon e publikuar, e cila shpërfaq intonimin e himnit të Kosovës në këtë sallë, shihet se edhe të pranishmit respektuar himnin duke u ngritur në këmbë.

Ndryshe, në këtë kampionat me medalje të arta u stolisën Flaka Loxha, në kategorinë 57 kg dhe Debora Gjakova, në kategorinë 63 kg, me medalje të argjendta u stolisën Erza Muminoviqi, në kategorinë 52 kg e Dardan Cena, në kategorinë 73 kg, derisa medaljen e bronztë e fitoi Muhamedin Veseli, në kategorinë 66 kg.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews