Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese.
Ai ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po harton ligje me qëllim të keq për të luftuar korrupsionin, duke shprehur dyshime se ata mund të frikësohen që pasuritë e tyre të paligjshme mund të konfiskohen.
“Mund të jetë edhe fakti se janë të padijshëm shumë ditë për të hartuar ligje apo politika në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin,” shtoi ai.