Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj do të mbajë sot konferencë për media.
E sipas Ehat Miftaraj nga IKD, kjo konferencë është thirrur për ngritje të aktakuzës për rastin Banjska.
“Blerim Isufaj sot konferencë për media në ora 12. Me gjasë sot ngritet aktakuza në rastin Banjskë. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në menyrën më profesionale të mundshme”, ka shkruar Miftaraj, në Facebook./TelegramNews./